Policia gjen armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale në tri raste të ndara në veri

Policia gjen armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale në tri raste të ndara në veri

18:19, 17/02/2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjetur armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale në tri raste të ndara në veri të vendit.

Në rastin e parë, njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar: 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një  emblemë si dhe disa spaleta të Policisë së Serbisë.

Rasti tjetër ka ndodhur në Zveçan, ku rreth orës 09:20, njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar të një shtëpie të braktisur në fshatin Zhitkovc, Komuna e Zveçanit, kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë AK-47; 1 granatë dore M-57, prodhim jugosllav; 3 karikatorë të zbrazët të AK-47; 85 fishekë të kalibrit 7.9 mm; 2 uniforma ushtarake me emblema të Serbisë dhe 60 fishekë të armës AK-47.

Rreth orës 12:20, njësitë policore kanë kryer kontroll tjetër në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varage të Zubin Potokut, ku si rezultat kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 granat dore dhe 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

“Në vendin e ngjarjes, në rastin II dhe III, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.

Lidhur me këto raste, nuk ka persona të arrestuar.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë policinë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192”, përfundon njoftimi./Reporteri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco