Qytetarë të shumë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Ky marsh po mbahet në 18 vjetorin e pavarësisë dhe në kohën kur në Hagë po vazhdon procesi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së. Dje u mbajt dita e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, ndërsa procesi do të vazhdojë nesër.
Krerët e shtetit në aktivitetet për shënimin e 18 vjetorit të pavarësisë përmendën luftën e drejtë të UÇK-së dhe procesin në Hagë, të cilin e cilësuan si të padrejtë.
© SYRI.net