Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, ka dhënë një mesazh të fortë në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një kohë kur në Prishtinë po zhvillohej edhe një vizitë e papritur e Edi Ramës.
Berisha u shpreh se Kosova sot po përballet me armiq të egër, të cilët sipas tij nuk e kanë ndalur asnjëherë betejën kundër sovranitetit dhe shtetësisë së saj. Ai theksoi se përpjekjet për ta dobësuar Kosovën kanë qenë të vazhdueshme dhe të organizuara.
Në mesazhin e tij, lideri historik i PD-së foli edhe për ish-krerët e shtetit të Kosovës që po përballen me drejtësinë në Hagë. Sipas tij, ata po përballen me akuza të fabrikuara nga Serbia, në një përpjekje për ta njollosur luftën çlirimtare dhe sakrificën për liri.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni mesazhin e plotë të Dr. Sali Berishës dhënë për Syri Kosova.
© SYRI.net