Rama viziton Kosovën, pritet sot nga Kurti

Rama viziton Kosovën, pritet sot nga Kurti

12:00, 16/02/2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mirëpresë me ceremoni zyrtare Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ceremonia zyrtare e pritjes do të mbahet sot në ora 15:00, në Ndërtesën e Qeverisë, përkatësisht në Oborrin e Qeverisë.

Për këtë arsye, policia ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore.

“Me datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”, thuhet në njoftim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco