Një mashkull kosovar ka raportuar te Policia e Kosovës në Shtime se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit, duke i demoluar objektin dhe vjedhur dy armë me leje valide.
Njoftimi;
VJEDHJE E RËNDË
Shtime / 14.02.2026 – NN. Një mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së vëllait të tij i cili gjendet jashtë shteti dhe duke i demoluar i kanë vjedhur dy armë, njëra pistoletë dhe tjetra pushkë gjuetie për të cilat sipas raportimit pronari posedon leje valide . Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore.
© SYRI.net