U rrëmbye nga i ati kur ishte 8 vjeç, Eva Dumani riatdhesohet në Shqipëri pas 12 vitesh në kampin e ferrit në Siri

U rrëmbye nga i ati kur ishte 8 vjeç, Eva Dumani riatdhesohet në Shqipëri pas 12 vitesh në kampin e ferrit në Siri

20:34, 14/02/2026

 

Eva Dumani është riatdhesuar sot në Tiranë, pas afro 12 vitesh qëndrimi në kampin ‘Al Hawl’ në Siri.

Eva dhe vëllai i saj, Endri Dumani, ishin përkatësisht 8 dhe 6 vjeç kur babai i tyre i mori me vete drejt Sirisë për t’iu bashkuar organizatës terroriste Shteti Islamik. Pas viteve të kaluara në kamp, Eva ishte e vetmja vajzë shqiptare që kishte mbetur ende atje.

Fillimisht, ajo u nxor nga territori sirian drejt Turqisë me ndihmën e xhaxhait të saj. Sot, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njoftoi se operacioni për rikthimin e saj në Shqipëri është realizuar me sukses.

Në një deklaratë zyrtare, MEPJ thekson se operacioni, i shtrirë në kohë, u mundësua me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke, të cilat u falënderuan për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv. Ministria rikonfirmoi gjithashtu gatishmërinë për t’iu përgjigjur çdo situate që prek shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

Sipas njoftimit, operacioni u realizua përmes koordinimit dhe bashkëveprimit mes disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco