Një aksion i gjerë hetimor po zhvillohet në qendër të Pejës, ku autoritetet kanë fokusuar argjendaritë dhe dyqanet e bizhuterive për keqpërdorime financiare dhe shkelje të mundshme të ligjit.
Në terren janë angazhuar Prokuroria Themelore e Pejës, Njësitë për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Dhjetra inspektorë dhe prokurorë, përfshirë Kryeprokuroren e Pejës, po mbikëqyrin veprimet e kontrollit.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Sinjalin se po zhvillohet një aksion i koordinuar me Njësitë e Krimeve Ekonomike të Policisë, inspektorët e tregut, Doganën dhe ATK-në në Pejë.
“Po, mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar një aksion në koordinim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, inspektorët e tregut, Doganën dhe ATK-në”, ka thënë Nikçi.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast të ndjeshëm që ka vënë në lëvizje mekanizmat e drejtësisë.
© SYRI.net