“Po du me ta lanë pikë në zemër”, Krasniqi s’u tregon gazetarëve se a do të jetë ministër

“Po du me ta lanë pikë në zemër”, Krasniqi s’u tregon gazetarëve se a do të jetë ministër

20:24, 11/02/2026
Lëvizja Vetëvendosje po tregohet e rezervuar sa u përket emrave për ministra që Albin Kurti mund t’i propozojë në seancën që pritet të fillojë për pak, pas Albin Kurti mori mandatin nga Presidentja Vjosa Osmani për Qeverinë Kurti3..

Elbert Krasniqi, që ka mbajtur postin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk ka treguar nëse do ta ketë sërish këtë pozitë.

Madje, ai kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje, tha “po du me ta lanë pikë në zemër” .

“Po e lëmë surprizë për pak… Po du me ta lanë kështu pikë në zemër, edhe pak, edhe një orë besoj” , u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco