Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, deputetja Jeta Statovci nga Guxo, pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar me një mesazh publik në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Facebook, Statovci është shprehur se do të vazhdojë edhe për katër vite të tjera në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Ajo ka theksuar se është betuar si deputete që të qëndrojë pranë qytetarëve, me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë.
Statovci ka shtuar se para saj dhe kolegëve të saj ka shumë punë për të bërë, duke shprehur besimin se suksese dhe arritje do të ndërtohen së bashku gjatë këtij mandati të ri.
© SYRI.net