Seanca konstitutive e Kuvendit ka nisur me rreth 30 minuta vonesë. Seanca po drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi (KDTP).
Sipas rendit të ditës, fillimisht do të bëhet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, pasuar nga betimi i deputetëve.
Pas këtyre, deputetët do të procedojnë me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Nga VV kanë bërë me dije se për Kryetare Kuvendi do të propozohet Albulena Haxhiu.
Si për kryetarin, ashtu edhe për nënkryetarët kërkohen 61 vota.
Për nënkryetarët, partitë janë pajtuar mbrëmë që të votohen në pako
© SYRI.net