Para nisjes së seancës konstituive, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është optimiste se në seancën e parë s’do të ketë vonesa e të papritura për të vazhduar më pas me mandatarin.
E pyetur rreth asaj se çfarë ka ndyshuar tek ta që tani do votojnë në pako nënkryetarët, Kusari-Lila tha se interesi i Kosovës është mbi të gjitha, por që qëndrimi mbetet i njëjtë për grupin paralmanetar serb, pasi siç tha ajo ata deri tani kanë treguar vetëm kundërshti për gjithçka në të mirë të Kosovës.
“Jam optimiste që në seancën e parë nuk do të ketë vonesa, çështje që mund të jenë befasi, të papritura dhe të vazhdohet me mandatarin”, tha fillimisht Kusari-Lila.
“Kanë ndodhur zgjedhjet e 328 dhjetorit, një proces që na ngarkon me shumë përgjegjësi. Gjithashtu qëndrimi ynë politik mbetet i pandryshuar. Asgjë në raport me çasjen dhe mosbeismin që e kemi me grupin parlamentar serb, që deri tani ka treguar vetëm kundërshti, asgjë s’ka ndryshuar. Interesi i Kosovës është mbi të gjitha”, tha ajo para nisjes së seancës.
“Po besoj që edhe e propozuar edhe Kryetare e Kuvendit”, tha ajo.
Sipas rendit të ditës, fillimisht do të bëhet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, pasuar nga betimi i deputetëve.
Pas këtyre, deputetët do të procedojnë me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
© SYRI.net