“Arrogancë dhe mungesë respekti”, avokati Prosper kritikon ZPS-në për qasjen ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë

“Arrogancë dhe mungesë respekti”, avokati Prosper kritikon ZPS-në për qasjen ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë

16:23, 11/02/2026
Mbrojtja e Thaçit, Pierre Prosper ka kritikuar qasjen e Prokurorisë ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë, duke thënë se përfshirja e tyre në proces po minimizohet padrejtësisht. 

Ai theksoi se shtatë dëshmitarë ndërkombëtarë kishin ardhur në Kosovë me mision për të kontribuar në paqe dhe se komentet e Prokurorisë ndaj tyre tregojnë mungesë respekti dhe arrogancë ndaj profesionit të tyre. 

“Dje komunikova me një diplomat të lart, ambasador, i dërguar i posaçëm, i lexova disa nga citimet e së hënës nga ZPS-ja. Veçanërisht për faktin se gjyqtarët kanë dëgjuar dëshmi nga shtatë ndërkombëtarë. U përpoqen me çiltërsi të sillnin paqe në Kosovë. Por, përfshirja e tyre në këtë çështje dhe observimet e tyre të kufizuara, a janë apo nuk janë të vlefshme kjo është temë më vete. Shtatë dëshmitarët ndërkombëtarë u sollën këtu, në situate të vështirë, sepse kishin pak njohuri me aktorët e përfshirë, gjuhën nuk e flisnin, kanë komunikuar vetëm disa herë me aktorët kryesorë, nuk kanë lexuar komunikata të UÇK-së, nuk e njihnin strukturën. Dhe vazhdon prokurorja të thotë se kishin informacione të kufizuara. Kolegu im më tha e tmerrshme, kaq pak respektojnë profesionin tone. Të nderuar zotërinjë duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogancë, mungesë respekti, i cili ka qenë e pranishme qysh nga fillimi. Të rrëzosh përvojat dëshmitë e këtyre profesionistëve, të cilët kanë pasur për detyrë të shkojnë, të analizojnë situatat, të shikojnë ngjarjet”, tha Prosper.

Prosper deklaroi se hedhja poshtë e dëshmive të këtyre profesionistëve është shqetësuese dhe dëmton besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare. 

Sipas tij, dëshmitarët përfaqësojnë institucione dhe shtete të rëndësishme dhe roli i tyre duhet të respektohet, pavarësisht nëse pëlqehen apo jo qëndrimet e tyre.

“Për mua është gjest dëshpërimi. Nuk është për t’u habitur që qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, sepse kur vet profesionistët dalin e tregojnë çfarë ka ndodhur, e deklaratat e tyre hidhen poshtë, kjo është problematike”, Këto tribunale janë mjet, instrument, i sistemit të rendit ndërkombëtar, personat që kanë qenë para jush janë pjesë e këtij sistemi, nëse duhet të ketë tribunale e drejtësi. Ju ishit atje, po nuk e dini sepse ne do të interpretojmë ndryshe. Mos iu besoni syve, veshëve, dime ne më shumë se ju. Është e rëndësishme t’i kujtojmë vetes rëndësinë e dëshmitarëve, mund të mos pëlqejnë, mund të mos repsketoni dëshmitarët ndërkombëtarë, por duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre, dhe shtetet që përfaqësojnë, Amerikën, Britaninë, NATO-n”, tha ai.

Ai përmendi me emra disa prej dëshmitarëve, përfshirë gjeneralin Wesley Clark, James Rubin, Paul Williams dhe diplomatë të tjerë, duke theksuar se ata kishin informacione të dorës së parë nga terreni dhe nga institucionet që përfaqësonin. 

Prosper tha se Prokuroria po përpiqet ta paraqesë angazhimin e tyre si sipërfaqësor dhe të parëndësishëm, gjë që sipas tij përbën mungesë respekti ndaj përvojës dhe kontributit të tyre profesional. 

“Informacioni që kanë këta persona iu përket institucioneve përkatëse, kur u dhanë këndvështrimet e tyre, ishin të matura, produkt i bashkëpunimit. Kishin informacion nga organizata ushtarake, civile, raporte nga OJQ-të, debate të brendshme, konstatime personale në terren. Nga raportimet që merrnin nga terreni, pra kishin këndvështrime tërësisht të bazuara. James Rubin ka punuar për senatorin Biden, këshilltar i sekretares së shtetit, ka pasur për detyrë për shkak se ka qenë në çdo takim me sekretaren, ai ishte personi që u caktua të shkonte e të shihte kush ishte Hashim Thaçi. Ai pati mundësinë të bënte vëzhgime të veta. Paul Williams, profesor i nderuar. Këtu ishte një person i cili ka ndihmuar shtetet e dobëta të gjejnë paqe. Dhe këtë e ka bërë falas. Ka qenë i pranishëm atje, në sallë, ka dëgjuar bisedat me veshët e tij. Erdhi këtu vullnetarisht sikur të tjerët. Duncan, Durkee, diplomat karriere. Me shumë përvojë. Prap, prokuroria hodhi poshtë fjalët e tyre. Ambasadori Hill, gjashtë herë ambasadorë. Fakti që ai ka qenë i dërguar për Kosovën. Një detyrë ka pasur ai, të zbulojë çfarë roli kishte gjithsecili, çka ndodhte”.

“Prokuroria do që ne të besojmë se ai informacionin e ka të kufizuar, thjeshtë u detyrua të vinte këtu, më vjen keq, e besueshme është kjo? Nëse Amerika, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Rusia, këto shtete duhet të dinin kush ishte gjithsecili dhe çka bënte gjithsecili, e besoni që këta persona u kthyen dhe thane informacione sipërfaqësore kam. Sikur do Prokuroria që ne të besojmë. Po gjenerali Clark, general me katër yje, ka qenë në Dejton, gjenerali i forcave aleate-supreme në Evropë. Erdhi këtu dha pikëpamjet e tij, bazuar në informacionet qëkishte marrë nga takimet profesionale, dhe nga burimet e tjera. Ai iu ka thënë që lexoja çdo gjë”.

“Nuk kishin shkuar për safari në Kosovë. Prokuroria do të besoni që ata kanë qenë vetëm kalimtar. Në këtë udhëtim bënë disa konstatime sipërfaqësore. Duan të minimizojnë rolin e tyre, është mungesë respekti. Kjo tregon injorancë sa I takon këtij procesi. Këta diplomatë, ekspertë, bëhet fjalë për punën e jetës së tyre, erdhën vullnetarisht të flisnin me ju për të thënë këto dime ne, këto kemi parë ne”, tha Prosper.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco