Avokati Luka Mishetiq në fjalën e tij ka thënë se ZPS-ja nuk ka provuar asnjë prej elementeve të përgjegjësisë komanduese që do ta bënte Thaçin përgjegjës.
Ai tha se nuk ka asnjë fakt ku thuhet se klienti i tij dinte për krimet në Jablanicë.
“Ne i qëndrojmë pretendimit tonë që ZPS-ja nuk ka provuar asnjë prej elementeve të përgjegjësisë komanduese që do ta bënte Thaçin përgjegjës.
Mishetiq u shpreh se shpallja fajtor e Thaçit do të përbënte “një padrejtësi ligjore dhe historike”.
“ZPS po iu kërkon juve që pavarësisht se presidenti serb i një shteti të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krimet masive të luftës dhe krimet kundër njerëzimit për shkak se nuk ka pasur kontroll efektiv, duke u bazuar në këtë deduksion iu duhet të konkludoni që udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës dhe UÇK-së, një grup i armatosur joshtetëror që kishte ekzistuar vetëm prej disa muajsh, ka pasur kontroll efektiv dhe ka marr penalisht përgjegjës. Ky rezultat do të jetë një padrejtësi ligjore dhe historike, ka deklaruar ai.
Fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi të hënën e 9 shkurtit 2026, dhe përfundoi një ditë më pas, më 10 shkurt, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit. Po më 10 shkurt u dha fjala përfundimtare edhe nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.
Dita e sotme është rezervuar për deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit dhe asaj të Veselit, e që kjo e fundit do të vazhdojë edhe të enjten për tu pasuar më pas me Krasniqin.
© SYRI.net