´Rama reflektoi frikën për humbjen e pushtetit´, Bardhi: Koha po i mbaron, asgjë s’e ndal ndryshimin!

´Rama reflektoi frikën për humbjen e pushtetit´, Bardhi: Koha po i mbaron, asgjë s’e ndal ndryshimin!

11:05, 11/02/2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat e këtij të fundit ndaj protestuesve për përdorimin e lëndëve plasëse artizanale kundër policisë në protestën e 10 shkurtit të opoziotës.

Në një reagim në rrjetet spociale, Bardhi shkruan se Rama ndihet i frikësuar, pasi retorika e përdorur nga kryeministri tregon qartë për vetëdijën që ka ndaj humbjes së pushtetit.

Bardhit siguron Ramën se vendosmëria e njerëzve të lirë dhe e opozitës nuk shuhet as me ujë me piper, as me gaz lotësjellës, as me shkopinj gome.

Sipas tij, protestat do të vazhdojnë, sepse asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin.

´Gazi lotsjellës, skafandrat e policisë, shkopinjtë e gomës, dhuna barbare e Edi Ramës nuk mund ta ndalin kohën. Koha e tij po mbaron´, përmbylli reagimin Bardhi.

Statusi

Edi Rama sot foli si të gjithë diktatorët që duan ta mbajnë pushtetin me dhunë. Qetësia dhe siguria e tij janë zhdukur nga frika dhe paniku. Edhe reagimi sadist i policisë mbrëmë kundër njerëzve të lirë, qytetarëve, deputetëve, të miturve, reflektoi frikën e Edi Ramës për humbjen e pushtetit.

Edi Rama ka frikë. Frikë se njerëzit nuk heshtin më. Frikë se ata nuk tërhiqen. Frikë se opozita nuk zmbrapset.

Është një aksiomë e pashkruar: kur pushteti fillon të veprojë me mllef, urrejtje dhe armiqësi ndaj kundërshtarëve politikë, ai po ndien fundin. Por e siguroj Edi Ramën se vendosmëria e njerëzve të lirë dhe e opozitës nuk shuhet as me ujë me piper, as me gaz lotësjellës, as me shkopinj gome.

Protestat do të vazhdojnë, sepse asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin.

Gazi lotsjellës, skafandrat e policisë, shkopinjtë e gomës, dhuna barbare e Edi Ramës nuk mund ta ndalin kohën. Koha e tij po mbaron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco