Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli para gjykatës

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli para gjykatës

08:46, 11/02/2026

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Para gjykatës do të paraqiten i dyshuari kryesor për këtë vrasje, bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën.

Ai mohoi të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco