Mësohet epiqendra e tërmetit që dridhi Kosovën

Mësohet epiqendra e tërmetit që dridhi Kosovën

22:57, 10/02/2026

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se epiqendra e tërmetit që goditi Kosovën ishte 23 km në Lindje të Prizrenit, në zonën Shtërpcë-Prizren.

Sipas Mustafës, ky tërmet kishte potencialin që të rrezikonte qytetarët dhe të shkaktonte ndonjë dëm material.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart,  njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se thellësia e këtij tërmeti ishte 5 km, dhe magnitude 4.8.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco