Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

21:03, 10/02/2026

 Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim është diskutuar për thellim të bashkëpunimit dypalësh – në fushën e mbrojtjes.

“Fokus i veçantë iu kushtua ndërtimit të kapaciteteve, proceseve të prokurimit, si dhe angazhimit të përbashkët në misione dhe iniciativa ndërkombëtare” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it britanik dhe FSK-së./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco