Pas Abdixhikut, Osmani takon edhe Haradinajn – flasin për Bordin e Paqes

Pas Abdixhikut, Osmani takon edhe Haradinajn – flasin për Bordin e Paqes

20:04, 09/02/2026

Pas kreut të LDK’së, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim sot edhe kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn.

Për takimin ka njoftuar Haradinaj, i cili ka thënë se me Osmanin ka diskutuar mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend e rajon.

Ai ka thënë se AAK e përkrah angazhimin për Bordin e Paqes.

“Presidentes Osmani i shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump. Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim”, ka shkruar Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco