Policia sekuestron rreth 7 kg marihuanë në Merdare, arrestohet i dyshuari

Policia sekuestron rreth 7 kg marihuanë në Merdare, arrestohet i dyshuari

13:52, 09/02/2026

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 7 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar në pikën kufitare në Merdare.

Sipas policisë, droga u gjet gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja, e drejtuar nga një mashkull kosovar, dhe vlera e saj në treg vlerësohet rreth 35 mijë euro.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe 4 vetura, 1 telefon, paketime plastike, aparate për vakum, peshore digjitale dhe prova të tjera materiale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë dhe arreston një person të dyshuar

Prishtinë, 09 shkurt 2026

Me datën 09 shkurt 2026 Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një plan taktik të paraprirë nga hetimet paraprake, ku në pikën kufitare në Merdare është ndaluar një veturë e dyshuar me targa të huaja, e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35,000 (tridhjetë e pesë mijë €).

Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

– 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime),
– 4 vetura,
– 1 telefon,
– 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike,
– 2 aparate për vakum,
– 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco