Prokurori: Në shënjestër të UÇK-së, anëtarë të partisë në pushtet në Serbi

Prokurori: Në shënjestër të UÇK-së, anëtarë të partisë në pushtet në Serbi

11:30, 09/02/2026

Sot  ka nisur faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Prokuroria, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

Gjat kësaj senace prokurori Alan Tieger iu rikthye procesit gjyqësor duke përmendur se çfarë kanë thënë disa prej dëshmitarëve.

Ai përsëriti se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin në vijën e parë të UÇK-së prej fillimit dhe kishin rol të rëndësishëm.

Tieger përmendi që të dy kanë shkuar në Zvicër më 1994 dhe deri më 1998 janë kthyer në Kosovë çdo 3-4 muaj dhe kanë qëndruar aty për disa javë secilën herë.

“Thaçi dhe Veseli kanë pasur detyra të rëndësishme gjatë asaj kohe, të mbanin kontakte, të sillnin armë, përfshirë shtatë prej 12 RPG-ve që u përdorën në sulmet e sinkronizuara ndaj 12 stacioneve policore serbe në shtator të 1997-ës”.

Sipas tij, Thaçi e fitoi reputacionin e personit që lidhi luftëtarët në Kosovë dhe planifikuesit që jetonin në mërgim. Ai u shpreh se në shënjestër të ish-krerëve të UÇK-së ishin bashkëpunëtorë të Serbisë, qofshin serbë apo shqiptarë.

Prokurori Tieger po pretendon se të akuzuarit kanë kryer sulme kundër serbëve, anëtarëve të Partisë Socialiste Serbe, që kishin bërë fjalime në varrimin e dikujt që ishte vrarë nga anëtarë të UÇK-së, persona që pretendohej se bashkëpunonin me organet e pushtuesit apo merrnin pjesë në veprimtari tjera të paspecifikuar antikombëtare.

“Këto shënjestra ishin në përputhje me fushëveprimin e gjerë të bashkëpunimit, si komunikonte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”.

Aty përmenden raste të vrasjeve të atyre që janë konsideruar bashkëpunëtorë të Serbisë dhe u bëhet thirrje atyre e të tjerëve, që të mos ndjekin këtë rrugë “antikombëtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco