'Fabrikë ideologjie woke' - Pentagoni ndërpret lidhjet akademike me Harvardin: Qendër anti-Amerikane

'Fabrikë ideologjie woke' - Pentagoni ndërpret lidhjet akademike me Harvardin: Qendër anti-Amerikane

20:59, 07/02/2026
`Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka ndërprerë lidhjet akademike me Universitetin Harvard, bën të ditur BBC.

Sekretari Pete Hegseth akuzon universitetin më të vjetër amerikan si një qendër të “aktivizmit anti-Amerikan”.

Në një video të postuar në X, Hegseth njoftoi se Pentagoni do të ndërpresë programet e trajnimeve ushtarake në nivel të avancuar, bursat dhe programet e certifikimit me këtë institucion të Ivy League.

Sipas tij, Harvard është bërë një “fabrikë ideologjie woke dhe një terren pjellor për radikalë anti-Amerikanë”, që nuk përputhet me fokusin e Departamentit mbi “vrasshmërinë” dhe “parandalimin”.

Administrata Trump ka kërcënuar më parë se do të prerë fondet për Harvard, duke e akuzuar universitetin si “woke” dhe anti-semitik. BBC ka kontaktuar Harvard për një koment mbi situatën.

Java e kaluar, presidenti Donald Trump njoftoi se po kërkonte 1 miliard dollarë (rreth 730 milionë paund) dëmshpërblim nga Universiteti Harvard, pas raportimeve të New York Times se administrata e tij ishte tërhequr nga kërkesa fillestare për një pagesë 200 milionë dollarë gjatë negociatave me universitetin.

Trump akuzon Harvardin se po “ushqen me shumë gjëra pa kuptim” median.

Në një njoftim të publikuar të premten vonë, sekretari Pete Hegseth tha se po shqyrton ndërprerjen e marrëdhënieve të Departamentit të Mbrojtjes me universitetet e tjera të rangut të lartë, por kryesisht fokusohet te Harvard, duke përmendur historikun e gjatë të lidhjes së universitetit me ushtrinë amerikane që shkon pas presidentit të parë, George Washington.

“Për shumë kohë, ky departament ka dërguar oficerët tanë më të mirë dhe më të ndritur në Harvard, duke shpresuar se universiteti do të kuptonte dhe vlerësonte më mirë klasën tonë luftëtare,” tha Hegseth.

“Përkundrazi, shumë nga oficerët tanë u kthyen duke dukur shumë si Harvard — me mendje të mbushura me ideologji globaliste dhe radikale që nuk përmirësojnë radhët tona luftarake,” shtoi ai.

Hegseth e quajti Harvardin “një nga qendrat më të nxehta të aktivizmit anti-Amerikan”.

Departamenti i Mbrojtjes tha se në vjeshtë do të ndërpritet marrëdhënia akademike me universitetin, duke i dhënë kohë personelit ushtarak që aktualisht ndjek kurse të përfundojë studimet e tij.

Përveç kritikave për mësimdhënien e universitetit, Hegseth tha se Pentagoni po i ndërpret lidhjen me Harvardin edhe për shkak se disa programe kërkimore kanë bashkëpunuar me Partinë Komuniste Kineze.

Sipas New York Times, midis viteve 2010 dhe 2025, Harvard mori 560 milionë dollarë si dhurata dhe kontrata nga fondacione kineze, donatorë privatë dhe entitete qeveritare.

Hegseth gjithashtu akuzoi universitetin se ka inkurajuar një “mjedis kampusi që festonte Hamasin” dhe “lejoi sulme ndaj hebrenjve”.
Administrata Trump shpesh ka kritikuar Harvardin për mënyrën se si ka menaxhuar protestat pro-palestineze, të cilat u zhvilluan në shumë kampuse pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Hegseth mori Master në Politikë Publike nga shkolla prestigjioze Kennedy School e Harvardit në 2013, e cila frekuentohet shpesh nga punonjës federalë, përfshirë edhe anëtarë të ushtrisë. Në vitin 2022, ai ktheu diplomën në shenjë proteste.

Administrata e Trump është përpjekur dhe më parë të ngrijë fondet federale për Harvardin dhe të kundërshtojë regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë, megjithëse disa nga këto masa janë ndaluar nga gjykatat. /BBC/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco