Deputeti i zgjedhur, Ukë Rugova, ditë më parë për gazetën online Reporteri.net ka deklaruar se preisdentja Vjosa Osmani është një Rugoviste dhe këtë nuk mund ta mohojnë.
“Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë, presidentja Osmani është një Rugoviste siç e dijmë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu, të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, deklaroi Rugova për Reporteri.net.
‘’Ukë Rugova mas pari duhet me sqaru çka është Rugovizmi. A është sjellja e zonjës Osmani sjellje e Ibrahim Rugovës? Unë them se jo. Tash në qoftëse Ukë Rugova, djali i Ibrahim Rugovës, thotë se është rugoviste, atëherë pse rugovistja e Ukë Rugovës e shkatërroi LDK? Pse? Cila ishte arsyeja e saj që ta shkatërroi LDK’në, dhe ta çoj LDK’në në VV”, ka thënë Mustafa për Kosovapress.
© SYRI.net