Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.
Protesta e cila nisi para ndërtesës së KEDS-it është tensionuar në momentin që u hodh tym i kuq. Policia ka ndërhyrë duke arrestuar një të moshuar.
Një 70 vjeçar që po merr pjesë në protestë ka thënë se qytetarët nuk mund të përballojnë rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
“Kjo qeveri i ka ditët e numërume. Nëse vini, unë plak 70 vjet kam me i pri këtij populli për ta përmbysë këtë qeveri. Vetë ka thënë ai kryeministër që ik prej popullit, ai nuk është kryeministër i Kosovës”, ka thënë ai ndër të tjera.
Protesta është duke vazhduar.
Pas shqyrtimit të kërkesës së KESCO-s, ZRRE-ja pritet që në mars të marrë vendim nëse do të ketë rritje të tarifave të rrymës apo jo./Reporteri
© SYRI.net