“Nuk e durojmë më hajninë”, nis protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

“Nuk e durojmë më hajninë”, nis protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

13:42, 06/02/2026
Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike. 

Protesta ka filluar pranë ndërtesës së KEDS-it dhe pritet të përfundojë te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Qytetarët po mbajnë  pankarta “Nuk e durojmë më hajninë” dhe “Sakrifikone KEDS-in, jo popullin”.

Pas shqyrtimit të kërkesës së KESCO-s, ZRRE-ja pritet që në mars të marrë vendim nëse do të ketë rritje të tarifave të rrymës apo jo./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco