Protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe ndërtesën e KEDS-it – arrestohet një person

Protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe ndërtesën e KEDS-it – arrestohet një person

13:41, 06/02/2026

Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

Protesta ka filluar pranë ndërtesës së KEDS-it. Qytetarët po mbajnë pankarta “Nuk e durojmë më hajninë” dhe “Sakrifikone KEDS-in, jo popullin”.

Ata kanë hedhur ngjyrë të kuqet drejt ndërtesës së KEDS-it duke brohoritur “Hajnat jashtë”. Aty po ashtu është arrestuar një i moshuar.

Pas shqyrtimit të kërkesës së KESCO-s, ZRRE-ja pritet që në mars të marrë vendim nëse do të ketë rritje të tarifave të rrymës apo jo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco