Policia në kërkim të deçanasit që goditi babanë me sëpatë, flasin nga Prokuroria

Policia në kërkim të deçanasit që goditi babanë me sëpatë, flasin nga Prokuroria

22:32, 05/02/2026

Një burrë nga fshati Isniq i komunës së Deçanit dyshohet se është goditur me sëpatë nga djali i tij, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Për rastin ka folur Prokuroria e Pejës, ku zëdhënësi Shkodran Nikçi ka konfirmuar se ngjarja është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Nikçi ka bërë të ditur se viktima, pas sulmit, është trajtuar në spital dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar policinë për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar,” ka thënë Nikçi.

Për rastin kanë folur edhe nga Policia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se  ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 të ditës së sotme.

“Rreth orës 15:35, Stacioni Policor është njoftuar nga QMF se është duke e trajtuar një person të lënduar me mjet të fortë, sëpatë, i cili dyshohet se është lënduar nga një familjar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Pejës për shkak të lëndimeve që ka pësuar. Prokurorja e shtetit është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar që me rastin të merret sektori i hetimeve rajonale për shkak të peshës së veprës. I dyshuari gjendet në arrati”, ka thënë Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco