VV’ja i reagon Gjykatës Kushtetuese: Dëshiron të kapërcejë ekipin negociator të vitit 2006

VV’ja i reagon Gjykatës Kushtetuese: Dëshiron të kapërcejë ekipin negociator të vitit 2006

21:53, 04/02/2026

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli antikushtetues zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit.

Sipas VV-së, aktgjykimi tregon mungesë konsistence dhe tejkalim të rolit kushtetues të Gjykatës, duke krijuar një pushtet paralel dhe duke i dhënë efekt vetoje një subjekti politik mbi institucionet.

Partia thekson se Kushtetuta përcakton qartë mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb dhe çdo kriter shtesë është krijim norme, jo interpretim. VV shprehet se vendimi dëmton funksionalitetin e institucioneve dhe rendin kushtetues.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco