Emisarët evropianë të përfshirë në skandale - ka ndikuar kjo edhe në dialogun Kosovë-Serbi?

Emisarët evropianë të përfshirë në skandale - ka ndikuar kjo edhe në dialogun Kosovë-Serbi?

14:02, 04/02/2026

Nga Bahri Cani

Për të dy ata përflitet se janë të përfshirë në skandale të mëdha ndërkombëtare - Federica Mogherini dyshohet për korrupsion, ndërsa Miroslav Lajçak e pranoi edhe vetë se ka qenë i përfshirë në dosjen Epstein, për çka dha edhe dorëheqje.

Egoja personale dhe idiotizmat për afinitetet seksuale të Lajçakut janë një çështje për organet e hetuesisë mbase, por afërsia e tij me Ministrin e Jashtëm rus Lavrov, të paktën kështu shihet në korrespondencën me Epstein, është diçka që e prek përfundimisht interesin e Kosovës dhe procesin e dialogut Kosovë - Serbi, kur dihet afërsia e autoriteteve ruse me ato serbe.

Federica Mogherini dhe Lajçaku kanë "lehtësuar" dialogun Kosovë-Serbi, por Mogherini u arrestua në dhjetor të vitit 2025 gjatë një bastisjeje policore nën dyshime për korrupsion, e Lajçaku tani dha dorëheqje nga aktivitetet e tij në qeverinë sllovake.

Se çfarë do të ndodhë tani me fatin e këtyre dy diplomatëve, nuk dihet, kjo është në duart e autoriteteve juridike. Por shpjegimi i autoriteteve të Bashkimit Evropian se e gjitha kjo "nuk e komprometon procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë" është i diskutueshëm. Egot personale të Lajçakut ndoshta edhe nuk e ndikojnë procesin, por nëse ka pasur ndonjë afërsi të tij me politikën ruse apo serbe, me siguri që po.

Të mos harrojmë që Mogherini ishte ndërmjetëse në kohën kur flitej me të madhe për ndarjen e Kosovës, një proces tepër i diskutueshëm, ndërsa Lajçaku ka ndërmjetësuar në kohën kur është arritur Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, që konsiderohen në disa pika të pafavorshme. Ka pasur në të gjithë këtë proces përmes dikujt tjetër ndonjë influencë në proces?

Ajo që dihet është se në disa vitet e fundit, e që korrespondon edhe me kohën e Lajçakut, ka pasur një presion të madh ndaj palës kosovare, e kjo përfundimisht është për diskutim, nëse jo edhe për rishqyrëtim të procesit!

Ndryshe, edhe një emër tjetër është përmendur në dosjet e Epstein, e ai është Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës.

Për ata që kanë harruar, në vitin 2004, Jagland kishte deklaruar se "mafia kishte marrë nën kontroll një pjesë të madhe të qeverisjes së Kosovës", duke thënë se “Kosova prodhon pak gjëra të tjera përveç krimit”.

Në vitin 2010, Jagland kishte kërkuar një hetim më të thellë edhe lidhur me akuzat se kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i përfshirë, ndër të tjera, edhe në trafikim të paligjshëm të organeve. Emri i tij ka qenë i lakuar në shumë deklarata në kohën e akuzave për trafikim organesh, që janë paraqitur në raportin e Dick Marty, e që nuk janë dëshmuar kurrë...
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco