Nga Flavio Qarri
Arlind Qori thotë se nuk ka me kë të bashkohet se Meta është në burg dhe Berisha i pandehur. Gon shehaj po mbledh firma që të rrisë rrogat e spakut. Tiku nuk do flamuj. Dash Shehi thotë që të të ikë pd-ja fare nga skena se nuk i pëlqen asnjë nga ata. Salianji nuk di ça do, por di që do me prish punë, kryesisht vetes. Të gjithë këta përfshi media dhe analistë kishin deri dje një pseudo superioritet moral. Ishte qëndrimi i tyre en block si ithtarë të drejtësisë.
Drejtësi e re, pavarësisht thagmave të vetingut. Drejtësi e re pavarësisht e mbi të gjitha kontrollit të treshes Rama Xhafaj Sadushi me prani të Rakipit. Drejtësia që po rrit rrogat por askush, askush nga të gjithë këta nuk na thotë pse drejtësia nuk di më si të veprojë me Ballukun e Ramën. Askush nuk di të thotë ku janë paratë. Ose çfarë i bëhet një pushtetari kur vjedh e grabit. Dreqi e mori, të paktën të dinim ku janë verërat. Ose pronat e ushtrisë, apo edhe ato i mori ndonjë djalë xhaxhai natën? Po plazhet e bregut, i futi Olta poshtë krevatit të saj me këmbë të forta?! Po me inceneratorët e dini që vazhdojmë i paguajmë sikur janë dhe të vetmit që s’janë, janë të akuzuarit nëpër burgje?! Të gjithë në shtëpi si kokrra e Mollës duke gëzuar paratë e grabitura!!!
Apo heronjtë fëminorë të spak. Mos më bëni të filloj me këta që janë bërë milionera më shumë se kurrë dhe këtu nuk e kam fjalën fare për rrogat marramendëse..
Në fakt Shqipëria duket se po shkon drejt nevojës për të kërkuar një reformë të re. E kjo pamundësi do na duhet të na çonte te kërkesa për një konfigurim të ri politik. Ata që duan drejtësi në një anë dhe ata që duan drejtësinë e Ramës nga ana tjetër. Në fakt ne na duhet një drejtësi më e fortë. Një drejtësi që merr seriozisht edhe denoncimet e Taulant Ballës por pasi nuk e gjen bishtin e qenit të mos përdoret sa për argument në parlament. Një prokurori që sheh dosjet e pluguara nga gazetarët dhe bën diçka për aferat që ja bëjnë mu. Por kjo nuk do ndodhë. As në kushtetuese ku bashkë me mandatet paskan prerë padashje dhe testikujt. E as në klgj për irenën që e kanë martuar në më shumë mbiemra se Helenën. Atë të Trojës.
Pra Shehaj e Qori këta dashnorë të paepur të drejtësisë nuk paskan asnjë koment për këto zhvillime?! Asnjë fakt nuk i bënkërka të ndryshojnë këndvështrim?! As të kenë dyshime? Të paktën dyshime. Për një profesor që mëson brezat se si të kenë mendim kritik, goxha kallup i merrka ca gjëra, ndoshta siç merr dhe mësimet e Marxit. Sa për Gonin, do jetë opozitar kur të ketë leverdi se e ka mësuar Luli si bëhet opozitë “tamam”. E tamam tamam, qëndrimi dhe ndasia është shumë e thjeshtë. Shqipëria ka vetëm dy kampe, ata që e duan Ramën në pushtet dhe ata që nuk e duan. Këta që e duan u vjen turp edhe nga vetja ta thonë se e dinë çfarë prodhon çdo orë e tij në pushtet. Kaq. Dhe gjejeni pak cili është i vetmi që nuk e do vërtetë qeverinë teknike…
© SYRI.net