Ilustrim i rrugëtimit të mbetjeve drejt Tajlandës. Jurgena Tahiri/ BIRN.
Syri.net zbulon emrat e zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, dhe portit të Durrësit ndaj të cilëve Prokuroria e Durrësit firmosi masë sigurie lidhur me kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës në korrik të 2024.
konteinerët mbartnin mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme me origjinë nga furnaltat e kompanisë “Kurum International” konfirmoi prokuroria më 24 dhjetor 2025
Masat e sigurisë janë firmosur për zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, drejtorisë së Doganave në Durrës si dhe punonjësit e disa kompanive të tjera të akuzuara për shkelje të legjislacionit mbi trajtimin e mbetjeve.
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, drejtoresha aktuale Marjeta Përlala dhe shtatë zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me dështimin e mbikëqyrjes dhe monitorimit të lejeve mjedisore ndaj kompanisë „Kurum” dhe kompanive të tjera të përfshira.
Ndaj Dollanit dhe Përlalës u vendosën masat e arrestit shtëpiak.
Nën akuzë për këtë çështje janë edhe drejtuesit e kompanisë koncesionare të terminalit lindor të portit të Durrësit, EMS Albanian Port Operator, pesë nëpunës të Doganës së Durrësit, dy inspektorë të Autoritetit Portual si dhe drejtues të disa kompanive të tjera.
Ndër masat e sigurisë të firmosura
Nga Dogana e Durrësit janë arrestuar
Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Zyrtaret me masë nga kompania koncesionare të terminalit
Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg
Zyrtaret me masë nga Agjencia Kombëtare të Mjedisit
Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak
Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak
Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg
Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg
Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak
Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg
Administratore kompanish
Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg
Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg
Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg
Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg
© SYRI.net