Nitaj i AAK-së tregon pse abstenoi në votimin për shpalljen e rezultatit zgjedhor të Listës Serbe

Nitaj i AAK-së tregon pse abstenoi në votimin për shpalljen e rezultatit zgjedhor të Listës Serbe

16:12, 03/02/2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur më 31.01.2026, gjatë shpalljes së zgjedhjeve përfundimtare nuk e ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe.

Për shpalljen e rezultateve për këtë parti votuan Kreshnik Radoniqi- si kryetar i KQZ-së, Gordana Llaban- anëtare e Listës Serbe në KQZ dhe Almir Saiti- anëtar nga Partia e Re Demokratike. Kundër shpalljes së këtyre rezultateve ishin dy anëtarët e LVV-së, kurse anëtarët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, KDTP-së dhe PREBK abstenuan.

Pas reagimeve nga Ambasada Amerikane dhe OSBE-ja, KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtim të anëtarëve të KQZ-së nga radhët e disa partive.

Derisa Alban Krasniqi(LVV), Arianit Elshani (PDK) dhe Sami Hamiti (LDK), deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje, Muharrem Nitaj nga radhët e AAK-së ka thënë se mbledhja e fundit e KQZ-së, “nuk kishte rrjedhë normale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco