Policia po bastis shtëpinë e gardianit të arrestuar për drogë, ky është emri i tij

Policia po bastis shtëpinë e gardianit të arrestuar për drogë, ky është emri i tij

22:14, 02/02/2026

Një gardian është suspenduar nga puna pasi dyshohet se është zënë duke tentuar të fusë substanca narkotike nga jashtë tek një i burgosur.

Gazeta Insajderi mëson se bëhet fjalë për Sebastian Delijaj.

Sipas burimeve të Insajderit, zyrtari i Shërbimit Korrektues ka rënë në gjurmë të hetuesisë dhe është arrestuar. Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se atij është duke iu bastisur edhe shtëpia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco