Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së, delegatët s’ia pranojnë dorëheqjen

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së, delegatët s’ia pranojnë dorëheqjen

18:40, 31/01/2026

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të LDK-së.

Me 166 vota për, delegatët kanë hedhur poshtë dorëheqjen e Abdixhikut. Votimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë.

Abdixhiku fatin e tij e la në duar të 355 delegatëve të cilët morën pjesë në votim sot në Kuvendin disaorësh të partisë.

Abdixhiku në fjalën e tij para se të niste votimi ka paralajmëruar se LDK-ja ka nevojë për një organizim të fortë dhe të qëndrueshëm në të gjitha nivelet për të shmangur fragmentimin e partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco