Arben Gashi: Pres një ditë të suksesshme për LDK, sot nuk ka garë – koha për një zgjidhje të re

Arben Gashi: Pres një ditë të suksesshme për LDK, sot nuk ka garë – koha për një zgjidhje të re

12:20, 31/01/2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, para nisjes së Kuvendit të Punës së LDK-së, ka folur për pritjet nga takimi i sotëm, duke theksuar se nuk pritet të ketë garë.

“Sot nuk ka garë. Pres një ditë të mbarë dhe të suksesshme për LDK-në. Në një të ardhme të afërt do të ketë garë”, ka deklaruar Gashi.

Ai shtoi se ende nuk e di saktësisht se çfarë do të votohet, por theksoi se deklarata e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, duhet respektuar.

“Nuk e di çka do të votohet, por Abdixhiku ka deklaruar se ky është maksimumi që ka dhënë dhe unë e respektoj deklaratën e tij. Është koha për një zgjidhje të re”, ka përfunduar Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco