Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

19:49, 30/01/2026

Një këmbësor është goditur nga vetura pasditen e së premtes në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana deklaroi për Klankosova.tv se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas Pllanës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco