I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshefi i ‘Eko-Regjionit’

I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshefi i ‘Eko-Regjionit’

15:08, 30/01/2026

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë ‘Eko-Regjioni’ në rajonin e Prizrenit, Burim Shala, është  personi që është ndaluar për 48 orë, si vazhdimësi e aksionit të së hënës, ku u kapën edhe një zyrtar i ndërmarrjes dhe një biznesmen.

Shala po hetohet për keqpërdorim në prokurim publik lidhur me një tender.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh. I pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të lëshuar të sot.

Urdhër kontrolli më 26 janar është realizuar në Prizren, Ferizaj, përfshirë ambientet e “Eko-Regjioni”.

Gjatë aksionit që u zhvillua me urdhrin e Prokurorisë Speciale u arrestuan dy persona, ndërsa gjatë bastisjeve ne banesat dhe në ndërmarrjen publike janë konfiskuar kontrata, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy llaptop dhe para, kishte bërë të ditur Policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco