Kurti zbulon se është takuar me Osmanin: Kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën për çështjen e presidentit

Kurti zbulon se është takuar me Osmanin: Kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën për çështjen e presidentit

12:28, 30/01/2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm për një raport të ri Qeveri-opozitë.

Ai duke folur për çështjen e presidentit duke thënë se kanë nevojë për bashkëpunim me opozitën.

Sa i përket takimeve dhe kontakteve me presidenten aktuale Vjosa Osmani, Kurti ka thënë se është në kontakt me të dhe se është takuar, megjithatë thotë se zgjedhja e të parit të shtetit është hapi i katërt, meqë duhet themelohet Kuvendi, zgjidhen nënkryetarët dhe të bëhet Qeveria e re.

Sa i përket takimit me presidenten, padyshim që jemi në komunikim edhe jemi takuar, por ta keni parasysh që ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultateve, kemi nevojë për tre hapa paraprak, konstiuimin e Kuvendit, kryetarit e pesë nënkryetarëve, pastaj është formimi i Qeverisë dhe duhet të fillojmë menjëherë me marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Ai tha se për formimin e qeverisë nuk e kanë asnjë problem, por kur u nevojiten dy të tretat e votave kanë nevojë për bashkëpunim me opozitën.

“Populli na ka dhënë një mbështetje të madhe që është përgjegjësi e lartë. Për formimin e Qeverisë nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave kur nevojiten në Kuvend prej Marrëveshjeve Ndërkombëtare e deri te rizgjedhja e presidentes apo zgjedhja presidentit ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Te ne gatishmëria ekziston, e në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri e interesim edhe nga opozita”, deklaroi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco