KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër

KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër

23:30, 29/01/2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve, ta përmbyllë të premtën, më 30 janar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar deri më tani janë rinumëruar mbi 90% e vendvotimeve dhe pjesa e mbetur pritet të përfundojë deri të premten.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve. Deri më tani, mbi 90% vendvotimeve janë rinumëruar dhe për pjesën e mbetur të vendvotimeve, KQZ po planifikon që të rinumërohen deri ditën e premte”, ka deklaruar Elezi për media.

Lexo edhe:
Manipulimi i votave: Pse u zbulua tani dhe a ka ndodhur edhe më herët?
Diplomatët gjermanë i shkojnë në zyre Radoniqit, flasin për rinumërimin e shpalljen e rezultateve përfundimtare
Rinumërohen mbi 90% e kutive

Lidhur me kohën se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare, ai tha se “kjo varet nga ora se kur do të përfundojë rinumërimi dhe se për këtë do të ketë njoftim të ri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco