Inspektorati Qendror i Punës ka shqiptuar masë ndëshkimore ndaj ndërmarrjes “Trepça” Sh.A., pas shqyrtimit të ankesës së parashtruar nga punonjësja Valdete Shabani, lidhur me shkelje të ligjit të punës dhe të sigurisë në vendin e punës.
Sipas vendimit të datës 12.12.2025, Inspektorati ka konstatuar se punëdhënësi nuk ka vepruar në përputhje me nenin 23 të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, duke mos e njoftuar menjëherë Inspektoratin për aksidentin në punë që ka ndodhur më 27.03.2025 dhe që ka rezultuar me lëndim të punonjëses.
Nga dokumentacioni i administruar, Inspektorati ka konstatuar se Shabani ka qenë e punësuar në Trepça që nga viti 2012 dhe gjatë viteve ka kaluar në disa pozita dhe njësi biznesore, përmes vendimeve të ndryshme të menaxhmentit. Pas shqyrtimit të ankesës dhe provave, është vendosur që ajo të kthehet në pozitën e mëparshme në Njësinë Biznesore Metalurgjia e Zinkut, sipas vendimit përkatës./Lajmi.net/
Dokumenti si me poshtë:



© SYRI.net