Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

16:05, 22/06/2026

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se deri më tani janë paraqitur gjithsej nëntë ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 7 qershor 2026.

Në përgjigjjen e PZAP-së për Indeksonlline thuhet se nga nëntë ankesat e shqyrtuara, dy janë miratuar, ndërsa shtatë janë refuzuar.

Institucioni ka sqaruar gjithashtu se deri tani nuk është paraqitur asnjë ankesë që lidhet me numërimin e votave me kusht, votave me postë apo votave të diasporës.

Sa i përket përmbylljes së procesit të ankesave dhe hapjes së rrugës për certifikimin e rezultateve përfundimtare, PZAP vlerëson se kjo do të varet nga veprimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si dhe nga ankesat e mundshme që mund të parashtrohen fillimisht në PZAP e më pas edhe në Gjykatën Supreme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco