'S'ndalemi pavarësisht presioneve!' Qytetari: Nesër sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë

'S'ndalemi pavarësisht presioneve!' Qytetari: Nesër sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë

19:40, 22/06/2026

Protesta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e saj të 23-të.

Para se të nisnin marshimin përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit' për tu ndalur para kryeministrisë, një prej protestuesve deklaroi se revolta qytetare do të vazhdojë pavarësisht presioneve, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e organizuara nga sindikatat.

“Nesër të gjitha sindikatat në shenjë solidariteti në orën 10:00 te Ministria e Ekonomisë dhe Financës do protestojnë për të gjithë shqiptarët, për të gjithë punëtorët që mezi ia dalin në fund të muajit!

 Nesër në orën 10:00 përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës, sindikatat do të dalin në protestë solidariteti. Ju lutem bashkohuni të gjithë atyre! Kërkojmë minatorët të fillojnë grevën! Naftëtarët të fillojnë grevën! Janë shtresa më e prekur, së bashku me rininë, nga ky shtet, nga ky pushtet!, tha ai.

Protestuesi shtoi se lëvizja qytetare nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj dhe do të vijojë aksionin protestues.

“Ne nuk do të ndalojmë, pavarësisht presioneve që bëjnë. Do të vazhdojmë qëndresën tonë derisa të dëgjohet zëri i qytetarëve”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco