Kraki: Refuzimi i LDK-së na kushtoi suksesin e koalicionit

Kraki: Refuzimi i LDK-së na kushtoi suksesin e koalicionit

19:04, 18/12/2025

Nezir Kraki, kandidat për deputet nga Partia GUXO, ka folur në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova për garën zgjedhore të 28 dhjetorit, si dhe për diskutimet rreth mundësive të koalicioneve parazgjedhore.

Kraki tha se një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës do ta kishte rritur ndjeshëm gjasën për sukses elektoral të përbashkët, por se, sipas tij, LDK ka zgjedhur një qasje tjetër politike.

“Nëse LDK do të kishte ardhur për t’u sqaruar, besoj se do të kishim sukses si grup, si koalicion. Mirëpo, LDK ka zgjedhur një rrugë tjetër të të bërit politikë”, deklaroi ai.

Ai foli gjithashtu edhe për çështjen e dialogut strategjik, duke e cilësuar vendimin për pezullimin e tij si një “keqkuptim”, pa dhënë më shumë detaje mbi arsyet apo pasojat e këtij vendimi.

Kraki theksoi se Partia GUXO mbetet e hapur për bashkëpunime politike që, sipas tij, synojnë stabilitetin institucional dhe përfaqësimin më të mirë të interesave të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco