Vendimi i Supremes për Besim Kelmendin, KPK mban takim të jashtëzakonshëm

Vendimi i Supremes për Besim Kelmendin, KPK mban takim të jashtëzakonshëm

16:37, 18/12/2025

Këshilli Prokurorial i Kosovës nën kryesimin e Ardian Hajdarajt, ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm.

Me këtë rast, siç bëhet e ditur, Hajdaraj njoftoi anëtarët e KPK-së për pranimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme e cila anuloi vendimin për shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e u.d kryeprokurorit.

Njoftimi i plotë:

Mbahet takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 18 dhjetor 2025 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e z. Ardian Hajdaraj, ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm, të 281-të me radhë, i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Me këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj njoftoi anëtarët e KPK-së për pranimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, çështjet të cilat ndërlidhen me zbatimin e këtij aktgjykimi do të trajtohen në takimin e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco