KQZ-ja mban sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

KQZ-ja mban sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

09:41, 18/12/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 14:30. Në fokus do të jenë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Në mbledhjen e sotme ndër të tjera do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e organizatave vëzhguese për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rendi i plotë i ditës:

1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes Nr. 81, 82, 83, 84, 85/2025

3. Aktivitetet e SKQZ;

3.1. Raport i Sekretariatit për përgatitjet për procesin zgjedhor për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025

4. Aktivitetet e Zyrës:

4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e organizatave vëzhguese për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025 – Grupi II;

5.Këshillat e KQZ

5.1. Këshilli për Çështje Ligjore;

5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Obiliq, Leposaviq dhe Zveqan;

6. Të ndryshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco