Kurti takoi ambasadorin britanik, diskutuan për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Kurti takoi ambasadorin britanik, diskutuan për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

18:40, 17/12/2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të ZKM-së, në takim u diskutua për rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas këtyre zgjedhjeve.

“Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë mbështetjen për KQZ-në në zhvillimin e softuerit zgjedhor dhe forcimin e infrastrukturës teknologjike të zgjedhjeve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për prioritetet ekonomike të Kosovës, investimet e planifikuara kapitale, integrimet evropiane, si dhe për tema të tjera aktuale”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Mbretëria e Bashkuar është një aleat kyç dhe kontribuues i madh në zhvillimin e vendit dhe Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco