Osmani takohet me Kallas: Ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së plotë të masave, të gjitha kushtet janë plotësuar

Osmani takohet me Kallas: Ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së plotë të masave, të gjitha kushtet janë plotësuar

18:38, 17/12/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Bruksel ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.

Ajo e ka falënderuar Kallas për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në BE.

“Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës”.

Në këtë takim, Osmani i ka theksuar Kallasit se masat ndaj Kosovës duhet të hiqen të plota, meqë të gjitha kushtet janë plotësuar.

“Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave”, ka shkruar Osmani në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco