Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani: Shpresoj që shumë shpejt të kemi qeveri, jam shumë optimiste

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani: Shpresoj që shumë shpejt të kemi qeveri, jam shumë optimiste

16:13, 17/12/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për Bloomberg, duke folur për situatën politike aktuale dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas presidentes, procesi i përsëritjes së zgjedhjeve është një pasqyrë e funksionimit të demokracisë në përputhje me Kushtetutën, ku në rast se nuk formohet një koalicion, vendi duhet të shkojë përsëri në zgjedhje.

Ajo ka vënë në dukje gjithashtu se dialogu ndërmjet udhëheqësve politikë po tregon shenja konstruktive dhe gatishmërie për bashkëpunim pa vendosje të linjave të kuqe.

“Ajo që ka ndodhur gjatë muajve të fundit është në fakt demokracia duke luajtur rolin e saj. Sipas Kushtetutës sonë, nëse nuk formohet një koalicion, duhet të shkojmë përsëri në zgjedhje, dhe kjo është pikërisht çfarë po ndodh tani. Por nga gjuha që përdorin udhëheqësit e partive politike, tashmë shoh një rol më konstruktiv nga secili prej tyre, pa linja të kuqe për të punuar së bashku”, tha Osmani.

Presidentja Osmani ka shprehur optimizëm se pas mbajtjes së zgjedhjeve pret të ndodhë një proces i shpejtë i konfirmimit të rezultateve dhe formimit të parlamentit, duke u mbështetur në procedura të qarta të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. 

Ajo ka theksuar rëndësinë e institucioneve funksionale për të mundësuar përparimin e projekteve të mëdha në partneritet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pra, shpresoj që shumë shpejt të kemi një qeveri. Pasi të mbahen zgjedhjet, presim një proces të shpejtë të konfirmimit të rezultateve, formimin e parlamentit, tani me disa procedura që janë tashmë të vendosura dhe të sqaruara nga Gjykata Kushtetuese. Jam shumë, shumë optimiste, por natyrisht kjo do të jetë në dorën e partive politike. Por ne kemi nevojë për institucione që të mund të ecim përpara edhe me projekte të mëdha me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Presidentja Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco