Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar aksion nëpër 15 biznese në Prishtinë që dyshohen për shërbime estetike ilegale me botoks.
Në njofitm thuhet se aksioni po zhvillohet për sekuestrimin e provave me veprat penale në hetim, si: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare, Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësorë dhe Tregti e ndaluar.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshim i arsyeshëm se këto biznese, në kundërshtim me Ligjin për Produkte Medicinale, kanë ofruar shërbime estetike duke përdorur produktin medicinal Botoks edhe pse sipas ligjit, ofrimi i këtij shërbimi bëhet nga personeli i certifikuar.
Lexo edhe:Aty theksohet se nuk ka operator ekonomik të licencuar për importin e këtij produkti medicinal dhe si i tillë, ky produkt mbi këto rrethana, trajtohet si ilegal.
“Po ashtu, bazuar në të dhënat zyrtare, rezulton se në Republikën e Kosovës, nuk ka operator ekonomik të licencuar për importin e këtij produkti medicinal dhe si i tillë, ky produkt mbi këto rrethana, trajtohet si ilegal. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë me përkushtim të plotë ndërmarrjen e masave ligjore ndaj çdo forme të veprimtarisë së kundërligjshme, me qëllim parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie negative në mbrojtje të interesit publik dhe shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net