Në Prishtinë do të mbahet një tubim ku do të bëhet prezantimi zyrtar i planprogramit para qytetarëve nga Lëvizja Vetëvendosje.
Tubimi do të mbahet sonte në sallën “1 Tetori”, duke filluar nga ora 19:00.
Në këtë ngjarje të rëndësishme do të marrë pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, Albin Kurti, i cili pritet t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalim rreth vizionit dhe prioriteteve të qeverisjes.
[May be an image of speaker, lighting and crowd]Organizatorët ftojnë qytetarët që të marrin pjesë dhe të informohen nga afër për planprogramin dhe zhvillimet e ardhshme. /Indeksonline
© SYRI.net