Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se protesta e sotme në Shkup, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, është dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh.
Krasniqi ka thënë se mesazhi i protestës ishte i qartë dhe i njëzëshëm: drejtësi dhe liri për çlirimtarët.
“Sot, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtë të UÇK-së.
Një protestë gjithëkombëtare, e qetë, dinjitoze dhe e fuqishme, dëshmi se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh”, ka shkruar Krasniqi.
Mesazhi ishte i qartë dhe i njëzëshëm: drejtësi dhe liri për çlirimtarët.
© SYRI.net